BMW shfaqë pjesën e përparme dhe anësore të modelit Z4 të ri (Foto)

Monterey Car Week që fillon së shpejti, do të jetë vendi ku prezantohet modeli Z4 që është tërësisht i ri.

Por, vetëm pak ditë më herët, BMW ka vendosur të tregojë se si duket kjo makinë e mahnitshme, transmeton Telegrafi.

Në imazh e postuar në rrjetin social, shfaqet pjesa e përparme dhe anësore, e veturës që ka mundësi t’i hapet tavani.

Deri më tani, ishte prezantuar vetëm silueta saj, si dhe është parë teksa testohej me shtresën për kamuflazh.

Temat
Teknologji

Të afërta