Zbulohet çdo detaj nga dasma e Besit dhe Xhensilës…(Foto/Video)

Tashmë u zbulua gjithçka që nga fustani e deri tek ora e dasmës.

Çifti i njohur i showbizit shqiptar Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj do të lidhen në martesë në datën 1 shtator të këtij në Pallatin e Brigadave në një ceremoni, e cila nis në orën 19:30.

Kështu thuhet në ftesat që çifti u ka dërguar të ftuarve, një ftesë mjaft e veçantë e cila është një kuti me brenda një zemër dhe degë livandoje, një ide mjaft origjinale. Gjithashtu stilisti Valdrin Sahiti ka zbuluar përmes Instastories se Xhensila e ka përzgjedhur fustanin tek ai dhe na ka treguar një pjesë të tij.

Duket se këngëtarja do të jetë një princeshë mjaft seksi në ditën e saj më të rëndësishme./Gazeta Express/

Temat
Showbiz

Të afërta