Tronditje në Arabinë Saudite: Vdesin gjatë Haxhit 31 pelegrinë myslimanë të huaj

Të paktën 31 persona kanë vdekur mbrëmë, gjatë pelegrinazhit të Haxhit në Arabinë Saudite, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia saudite e lajmeve SPA, raportoi se të gjithë pelegrinët e ndjerë janë shtetas të huaj, por deri më tani nuk janë zbuluar shkaqet e vdekjes së tyre.

Haxhi është një nga detyrimet themelore fetare të myslimanëve, për çka këtë vit në Mekë dhe Medinë pritet ardhja e mbi dy milionë pelegrinëve.

SPA raporton se në Arabinë Saudite tashmë kanë arritur të paktën 620 mijë pelegrinë.

Temat
BotëLajme

Të afërta