Si e gjetën dëshmitarët 21-vjeçarin që humbi jetën tragjikisht në Golem (VIDEO)

Aksidenti i tmerrshëm që u regjistrua paraditen e sotme dhe i kushtoi jetën një 21-vjeçari dhe la dy të tjerë të plagosur rëndë është ndjekur nga shumë dëshmitarë të pranishëm në vendngjarje.

Përplasja e mjetit tip “Skoda” me drejtues shtetasin K.R. me kamionçinën e shtetasit E.Z. i mori jetën 21-vjeçarit.

Një prej dëshmitarëve të pranishëm në vendngjarje ka dërguar në redaksinë e DurrësLajm videon e mëposhtme, e filmuar vetëm disa sekonda pas aksidentit të frikshëm.

Drejtuesi i mjetit tip “Skoda” humbi jetën në vend si pasojë e përplasjes së fortë që shkatërroi tërësisht pjesën e përparme të mjetit dhe shpërfytyroi 21-vjeçarin.

Temat
LajmeRajon

Të afërta