Shuhet familja në aksident, humbasin jetën babai, nëna dhe vajza

Tre persona nga e njëjta familje kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur në Villagraza të Palermos në Itali.

Sipas asaj që shkruan “Corriere della Sera”, aksidenti ndodhi rreth orës 01:20 të natës në autostradën A29 me drejtim nga Trapani për në Palermo.

Një “Mercedes Class A” u përplas me një automjet “Lancia Lybra” e si pasojë humbën jetën:

Roberto Orestano, 49 vjeç; bashkëshortja e tij Rosa Parrinello 47 vjeç dhe vajza e tyre Miriam, 18 vjeçe.

Ndërkohë që janë plagosur dy djemtë e tyre, përkatësisht 22 dhe 15-vjeçarë.
Mercedesi ku udhëtonte familja si pasojë e përplasjes ka bërë disa rrotullime në ajër nga shpejtësia.

Edhe drejtuesi i mjetit tjetër është plagosur rëndë.

Temat
BotëLajme

Të afërta