Një tjetër emër me rëndësi gati për t’u larguar nga “Portokalli”!

Një nga personazhet më të dashur në spektaklin e humorit “Portokalli“ është padyshim aktori Gaz Paja.

Megjithatë duket se vazhdimësia e tij edhe këtë sezon në shoun e humorit është vënë në diskutim. I ftuar në një intervistë në ‘ABC News’ ai është pyetur nëse do e shohim në sezonin e ri në shtator në ‘Portokalli’. ‘Nuk e di. Nuk i dihet çfarë ndodh. Unë dua të sjell një personazh të ri dhe në qoftë se nuk e gjej do të bëj pak pauzë do të vazhdoj vetëm në teatër,’ – është përgjigjur aktori Gaz Paja.

Temat
Showbiz

Të afërta