Kiameti ka ardhur në Sierra Leone, varrosen nën baltë shtëpi dhe qindra persona (Foto)

Qindra njerëz dyshohet se kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë bllokuar në shtëpitë e tyre pas një rrëshqitjeje dheu pranë kryeqytetit të Sierra Leone, Freetown, njofton sot BBC

Një kodër në zonën Regent u shemb të hënën në mëngjes pas shirave të dendur që lanë shumë shtëpi të mbuluara krejtësisht nga balta.

Një gazetar i BBC-së në vendin e ngjarjes tha se shumë njerëz mund të kenë qenë në gjumë në momentin kur ndodhi rrëshqitja.

Zyrtarët thonë se është ende herët për të dhënë numrin e saktë të viktimave.
Imazhet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë njerëzit që kalojnë përmes ujit dhe baltës brenda dhe jashtë kryeqytetit Freetown.

Shërbimet e emergjencës ndodhen në vendin e ngjarjes duke u përpjekur të shpëtojnë njerëzit që janë bllokuar në shtëpitë e tyre, njofton Telegrafi i Sierra Leone.
Përmbytjet nuk janë të pazakonshme në Sierra Leone, ku shtëpi të paqëndrueshme rregullisht shemben nga reshjet e dendura.

Në vitin 2015, Freetown përjetoi përmbytje vdekjeprurëse të shkaktuara nga shirat e musonit që vrau 10 persona dhe la mijëra pa strehë.

Temat
BotëLajme

Të afërta