Inter transferon dështakun e Manchester Cityt? (Foto)

Eliaquim Mangala mund të transferohet në Inter

Interi është në kërkim të një qendërmbrojtësi. Sipas Corriere dello Sport në radarin e Nerazurrëve është qendërmbrojtësi i Manchester Cityt, Eliaquim Mangala.

Ky i fundit nuk është në planet e Pep Guardiolas për sezonin e ri, dhe gjatë kësaj vere duhet të gjejë një klub të ri, përcjell Express.

Mangala, i cili ishte transferuar në City në vitin 2014 nga Proto, sezonin e kaluar ishte i huazuar te Valencia.

Thuhet se Interi tashmë ka filluar bisedat me klubin anglez për francezin. /Express/

Temat
BotëSport

Të afërta