Inter e Perisic i befasojnë të gjithë (Foto)

Interi dhe Ivan Perisic kanë arritur marrëveshje që ta zgjasin bashkëpunimin.

E ardhmja e Ivan Perisicit është në Inter. Sipas Sky Sports, reprezentuesi i Kroacisë ka rënë dakord me Interin që ta vazhdojë kontratën.

Sky Sport shkruan se gjatë kësaj jave mund të zyrtarizohet marrëveshje e re mes Nerazzurrëve dhe Perisicit, përcjell Express.

Perisic, i cili aktualisht ka kontratë me Interin deri në vitin 2020, është kërkuar me ngulm nga Manchester United.

Por, Interi i ka rezistuar ofertës së klubit nga Premierliga, e cila ka shkuar deri në 50 milionë euro. /Express/

Temat
BotëSport

Të afërta