Guardiola nuk heq dorë nga Sanchez, e ka gati ofertën (Foto)

Pep Guardiola është i vendosur që ta transferojë Alexis Sanchezin nga Arsenali.

E ardhmja e Alexis Sanchez vazhdon të mbetet e paqartë. Lojtari ka edhe një vit kontratë me Arsenalin, derisa po kërkohet me ngulm nga Manchester City.

Sipas The Telegraph, Pep Guardiola është i vendosur që ta transferojë yllin e Kilit nga Arsenali gjatë kësaj vere.

Thuhet se ekipi nga Etihad do të bëjë një ofertë prej 60 milionë (66 milionë euro) funteve për ish-sulmuesin e Barcelonës.

Mbetet të shihet se çfarë vendimi do to marrë Arsenali. Duhet theksuar se Arsen Wenger më herët ka thënë se Arsenali nuk do t’i shesë yjet te rivalët e saj. /Express/

Temat
BotëSport

Të afërta