Aksident me vdekje në Shqipëri

Një aksident më vdekje ka ndodhur ditën e djeshme në Lushnje.

Mësohet se Fuat Zoto, 59 vjeç, banues në lagjen “Kadri Qystri“ Lushnje, në vendin e quajtur “Rrethrrotullim i Plugut” ka aksidentuar A.H, 83 vjeç i cili ndërroi jetë në Spitalin e Lushnjes pak orë pas aksidentit.

Blutë e Fierit bëjnë me dije se kanë vënë në pranga 59-vjeçarin, ndërsa materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”. /G.D – Gazeta Express/

Temat
LajmeRajon

Të afërta