39-vjeçari nga Tirana shkon i dehur në shtëpi, dhunon gruan dhe vajzën e mitur

Një 39-vjeçar nga Tirana është vënë në pranga ditën e djeshme nga policia pasi ka dhunuar gruan dhe vajzën e tij të mitur.

Siç bëhet e ditur nga blutë e kryeqytetit, Alban Balla është arrestuar pasi rreth orës 22:00 të ditës së djeshme, duke qenë në gjendje të dehur, në banesë ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes, D.B., 31 vjeç dhe vajzës së mitur I.B., 13 vjeç.

Pasi është prangosur, gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë gjahu e llojit “Kralmagnum” dhe 38 fishekë.

Lidhur me këtë ngjarje, mësohet se materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për “Dhunë në familje” dhe ” Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. /G.D – Gazeta Express/

Temat
LajmeRajon

Të afërta