Vdes një tjetër kosovar në plazhin e Velipojës, është nga Prishtina

Një i moshuar nga Kosova ka gjetur vdekjen sot në plazhin e Velipojës. I moshuari është parë në vështirësi nga pushuesit, teksa lahej në det.

Ata kanë njoftuar menjëherë ambulancën ndërsa kanë tentuar ta nxjerrin nga uji. Të moshuarit, 76-vjeçarit me inicialet B.A., i është dhënë ndihma e parë mjekësore në qendrën shëndetësore të Velipojës, por ai ka ndërruar jetë në orën 12:05.

I moshuari me banim në Prishtinë të Kosovës pushonte me familjarët në plazhin e Velipojës në Shkodër.
Policia thotë se “po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”. /Gazeta Express

Temat
LajmeVend

Të afërta