Tjetër shpërthim i ujërave të zeza në det, pushuesit ja mbathin sërish! (Video)

Shpërthejnë ujrat e zeza, në zonën më të frekuentuar të Sarandës, pranë Hotel Butrintit, si pasojë e një tubacioni të çarë.

Si rezultat gjithë ujrat e zeza kanë përfunduar në det duke bërë që plazhet të braktisen nga pushuesit.

Ende në vendngjarje nuk kanë shkuar shërbimet e higjenës për të verifikuar apo ndërhyrë. Menjëherë pas shpërthimit të ujrave të zeza kanë filluar punimet për gjetjen dhe zëvendësimin e tubacionit të çarë.

Vlen për tu theksuar fakti që vetëm pak muaj më parë në Sarandë përfundoi një investim disa milionë euro për rrjetin e kanalizimeve.

Shpërthimi i ujrave të zeza ka krijuar vështirësi qarkullimi në rrugën Sarandë- Ksamil, duke devijuar qarkullimin për kalim nga Çuka.

Dite me pare ujerat e zeza shperthyen ne mes te detit ne Ksmail duke detyruar shume pushues qe t’i nderpresin ditet e relaksit ne jug, vecanerisht ata te ardhur nga Kosova

Temat
LajmeRajon

Të afërta