Magjia e AC Schnitzer në modelin e ri të BMW Seria 5 (Foto)

Kompania Gjermane për modifikimin e veturave, AC Schnitzer nuk ka humbur kohë duke sjell pakon modifikuese për modelin e ri BMW Seria 5.

Në aspektin vizual, vetura ka pragje të reja anësore, spojler të përparmë dhe të pasmë të modifikuar si dhe sistem të ri për shkarkimin e gazrave. Sa i përket brendësisë, AC Schnitzer ka dizajnuar tepih / tapete të reja si dhe pedalet prej alumini.

Sa i përket performancës, këto modifikime përfshijnë dy variante, atë 540i dhe 530d, transmeton Express. Për variantin me benzinë, motori standard 3.0-litër me gjashtë cilindra në vijë të drejtë me 340 kf është fuqizuar në 400 kf. Përderisa, varianti me naftë nga 265 kf është fuqizuar në 315 kf.

Temat
Teknologji

Të afërta