Ju kujtohet fermeri që lidhi lopën në Drejtorinë e Bujqësisë? Nuk do e besoni çfarë i ka ndodhur sot! (Foto)

Është arrestuar gjatë ditës së sotme nga policia e Kukësit 44-vjeçari Sokol Tërshalla, banues në fshatin Krenxe.

Ndalimi i tij është bërë për shkak të një vepre penale të ndodhur në muajin maj të këtij viti, ku Tërshalla ka plagosur për konflikte pronësie bashkëfshatarin e tij me iniciale A.T. Masa e caktuar për 44-vjeçarin, ndërkohë që asokohe ishte në arrati është dënuar me me burg për veprën penale “Vrasja e mbetur në tentative”.

Por Sokol Tërshalla nuk është një emër tërësisht i panjohur, pasi në gusht të vitit 2016 ai ka marrë vemëndje mediatike.

Tërshalla me profesion fërmer një vit më parë ka lidhur lopën e tij jashtë mjedisit të Drejtorisë së Bujqësisë në Kukës si protestë për vaksinimin e kafshëve të cilat sipas tij asokohe u bënë vetëm me një age për të gjitha kafshët.

Ndërkohë që me gjithë shpenzimet për mjekim e ilaçe, lopa sërish ishte e sëmurë./Gazeta Express/

Njoftimi i plote i Policise:

Më datë 14.08.2017, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës, bënë ndalim e shtetasit të shpallur në kërkim;
-Sokol Tershalla, 44 vjeç, banues në fshatin Krenxe, Kukës.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës, me vendim Nr.78, datë 31.05.2017, ka caktuar ndaj tij, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale të “Vrasja e mbetur në tentative” , parashikuar nga neni 76 dhe 22 i K.Penal.

Temat
LajmeRajon

Të afërta