Hoti për ultimatumin e Pacollit: Vetëm po e shpreh dëshirën që të bëhen institucionet

Avdullah Hoti, Mimoza Kusari dhe Korab Sejdiu kanë dalë para medieve pas përfundimit të seancës së sotme për të konfirmuar se koalicioni LAA ende po mbahet. “Është fatkeqësi e madhe që po ballafaqohemi me një gjendje të tillë të…”

Avdullah Hoti, Mimoza Kusari dhe Korab Sejdiu kanë dalë para mediave pas përfundimit të seancës së sotme për të konfirmuar se koalicioni LAA ende po mbahet.

“Është fatkeqësi e madhe që po ballafaqohemi me një gjendje të tillë të shkaktuar nga disa deputetë të papërgjegjshëm. Ne jemi të gatshëm që të mos presim më dhe t’i lejojmë këta deputetë të na mbajnë peng, por të ngutemi që të gjejmë zgjidhje”, ka thënë Korab Sejdiu.

Ndërkohë që rreth ultimatumit të Pacollit për krijimin e institucioneve, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se Pacolli ka bërë thirrje për presion juridik për themelimin e institucioneve.

“Është dëshirë e zotit Pacolli që të bëjë gjithë presionin juridik rreth themelimit të institucioneve”, ka thënë Hoti.

Temat
LajmeVend

Të afërta