Diçka e ka irrituar shumë Zonjën Tefta…por nuk ka lidhje me gatimin! (Foto)

Gjatë ditës së sotme këshilltari i kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, Edi Lesi është shprehur përmes një statusi në rrjete sociale kundër disa prej aleatëve që kanë kritikuar kreun e PD-së.

Ndër të tjera ai përmend në mënyrë figurative edhe Zonjën Tefta, të njohur për emisionin e saj të gatimit në Report Tv. “Jane shfaqur ca aleate qe japin receta cduhet te beje pd, pak te thuhet si zonja tefta qe tregon si gatuhet bifteku dhe ca vlerash kane zarzavatet ne vere,”-ka shkruar ndër të tjera Lesi. Por duket se diçka e tillë e ka irrituar Tefta Pajengën,e cila ka bërë një reagim në profilin e saj në Facebook. “Ju kërkoj ndjesë miq për këtë status që nuk është i natyrës time por s’mund të rri pa reaguar ndaj përmendjes së emrit tim!!!!

Më thanë se në faqen e gazetës Panorama, paska patur një shkrim nga një far Edi Lesi i cili i drejtohet aleatëve të PD-së.

Nuk e njoh fare këtë këshilltar, por ai bën mirë që argumentet e tij të mos i gjej te byrekët, biftekët mishi e specat, aq më pak tek emri im. Për këtë varfëri mendimi, e këshilloj të lexojë pak më shumë politikë se ka plot shembuj që mund ta ndihmojnë. Por nga një anë më bëhet qejfi që e ndiqka emisionin tim!!!!,”-përfundon Zonja Tefta./Gazeta Express/

Temat
LajmeRajon

Të afërta