Bitcoin shënon vlerë rekorde

Pak ditë më parë monedha virtuale Bitcoin këmbehej me 3,700 dollarë. Ndërsa tashmë vlerësohet me mbi 4 mijë dollarë.

Dy javë më parë Bitcoin kaloi një moment të vështirë kur u nda në dy monedha: bitcoin dhe bitcoin cash. Ky i fundit tërhoqi shumë pak interes nga industria dhe investitorët.

Pak ditë më pas bitcoin finalizoi implementimin e SegWit, një modifikim i cili do të rriste kapacitetet e transaksioneve.

Pikërisht këto zhvillimet ndikuan në rritjen e besimin tek e ardhmja e Bitcoin. Por çfarë do të ndodh më pas? Bitcoin mund të bjerë nesër në 2,000 dollar ose të shkojë në 5,000 dollar.

Kushdo që njeh sadopak industrinë e monedhave virtuale nuk do të çuditej sikur njëri prej rasteve të ndodhte. /PCWorld Albanian/

Temat
Teknologji

Të afërta