Bënte kërdinë me vjedhjet, policia kap në Durrës 35-vjeçarin

Një 35-vjeçar u arrestua nga policia e Durrësit pasi dyshohet të jetë autor i disa vjedhjeve në qytetin bregdetar.

Specialistët për krimet kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e disa vjedhjeve të kryera në kohë të ndryshme nga shtetasi me iniciale E.T. banues në Fllakë.

Ai dyshohet se është autor i vjedhjeve të mëposhtme:

Më datë 28.06.2017, në lagjen Nr.6 Durrës dyshohet se ka vjedhur dyqanin e shtetases K.C.

Më datë 07.08.2017, në lagjen Nr.14 dyshohet se ka vjedhur transformatorin e energjisë elektrike.

Më datë 10.08.2017, në kantierin e ndërtimit në Bisht-Pallë, në pronësi të shtetasit E.Q. ka vjedhur rrjeta teli.

/Gazeta Express

Temat
LajmeRajon

Të afërta