​Skuadra angleze trondit Unitedin për Perisic (Foto)

Ivan Perisic ende nuk e ka të sigurt qëndrimin në Inter

Anësori kroat, Ivan Perisic vazhdon të jetë në llupën e skuadrave të mëdha evropiane, pas paraqitjeve të mira me Interin.

Fillimisht për lojtarin interesohej Manchester United, skuadër e cila ofroi 45 milionë euro, por Inter kërkonte 55 milionë euro.

Tashmë në garë për shërbimet e Perisic ka hyrë edhe Chelsea, shkruan Mirror.

Antonio Conte beson se ka nevojë për një lojtarë të tillë, pas humbjes në ndeshjen e parë nga Burnley në Stamford Bridge me rezultat 3:2. /Express/

Temat
BotëSport

Të afërta