​Rashica flet pas golit dhe asistimit në ndeshjen e parë (Foto)

Milot Rashica është shumë i lumtur me fitoren e parë, golin dhe asistimin

Ylli i Kosovës, Milot Rashica e ka nisur në mënyrë perfektë sezonin e ri me skuadrën e tij, Vitesse në Holandë.

Rashica shënoi gol dhe asistoi në fitoren e thellë të skuadrës së tij me rezultat 4:1 ndaj Bredas.

“Fillimi i mirë i sezonit me fitore, gol dhe asistim. Shkojmë me ndeshjen e radhës”, shkruan Rashica në Facebook. /Express/

Temat
BotëSport

Të afërta