Sa duhet të jetë tensioni i gjakut në bazë të moshës dhe gjinisë

Për të qenë të shëndetshëm, kontrollimi i shtypjes së gjakut është më se i domosdoshëm, pasi shtypja e gjakut mund të çojë deri në vdekje.

Në terma të thjeshtë shtypja e cila shkaktohet kur gjaku ushtron presion në muret e enëve të gjakut quhet shtypje e gjakut.

Gjatë kontrolleve mjekësore gjithmonë përmendet edhe shtypja e gjakut, sepse është rutinë e cila e determinon elasticitetin e mureve të artereve tona dhe zbulon nëse jemi në rrezik për të pësuar sulm në trup apo në zemër.

Shtypja e gjakut në bazë të moshës që keni

Mosha është një nga shkaktarët e shtypjes së gjakut dhe ne duhet të dimë se çfarë niveli të shtypjes së gjakut duhet të kemi në bazë të moshës që kemi.

Nivelet e shtypjes së gjakut dallojnë nga mosha dhe nga gjinia.

Te meshkujt

Mbi 20 vjeç: 123/76

20-30 vjeç: 126/79

30-40 vjeç: 129/81

40-50 vjeç: 135/83

50-60 vjeç: 142/85

Mbi 70 vjeç: 142/80

Te femrat

Mbi 20 vjeç: 116/72

20-30 vjeç: 120/75

30-40 vjet: 137/84

40-50 vjeç: 137/84

50-60 vjeç: 144/85

Mbi 70 vjeç: 159/85

Temat
Shëndet

Të afërta