PSG transferon edhe një yll (Foto)

Paris Saint-Germain nuk e ka ndërmend t’i ndal shpenzimet këtë verë

Pas Neymarit, të cilin e bleu nga Barcelona për 222 milionë euro, Paris Saint-Germain po bëhet gati që ta realizoj transferimin e radhës.

Fjala është për yllin e Monacos, Fabinho, i cili luanë në mbrojtje dhe mesfushë, shkruan e përditshmja sportive franceze, L’Equipe.

Klubi nga Parisi fillimisht ka kërkuar Kylian Mbappen, por duke e parë që ky transferim është i vështirë që të realizohet, ka kthyer sytë nga Fabinho. /Express/

Temat
BotëSport

Të afërta