Edhe sot vapë përvëluese, sinoptikanët: Ja kur nis ndryshimi

Temperaturat përvëluese që na e bënë këtë verë kaq të gjatë do duhet t’i duroni së paku edhe sot

Meteorologët njoftojnë se vala e të nxehtit që na mori frymën do të tërhiqet nga vendi. “Vala e te nxehtit terhiqet te premten nga territori duke sjelle 7 – 8° RENIE te temperaturave ne te dy vlerat ekstremale ditore”- njofton Meteoalb, duke saktësuar se “te premten pas mesnates nis ulja e temperaturave”.

Parashikimi për sot

Vendi mbetet në kushtet e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare, më të dukshme në ekstremin verior. Edhe pjesa e dytë e ditës vijon me kthjellime në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa kthjellime dhe vranësira kalimtare do të ketë në zonat malore lindore.
Temperaturat e ajrit sjellin një rënie të lehtë gjatë mesditës por maksimumi në rang vendi mbetet rreth vlerës 38 – 39ºC.

Temat
LajmeRajon

Të afërta