​Zyrtare: Prishtina nënshkruan me ish-kapitenin e Kombëtares së Kosovës (Foto)

FC Prishtina ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë me mesfushorin Anel Rashakaj Skuadra e FC Prishtinës sot edhe zyrtarisht ka nënshkruar me ish-kapitenin e parë të Kombëtares së Kosovës,...

FC Prishtina ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë me mesfushorin Anel Rashakaj

Skuadra e FC Prishtinës sot edhe zyrtarisht ka nënshkruar me ish-kapitenin e parë të Kombëtares së Kosovës, Anel Rashkaj.

Lojtari është prezantuar sot në zyrat e klubit, ku ka nënshkruar kontratë dy vjeçare.

“Pas shumë bisedimeve të gjata, më në fund është arritur akordi për kontratë dyvjeçare ndërmjet FC Prishtina dhe ish-kapitenit dhe tani anëtarit të Përfaqësueses së Kosovës, Anel Rashkaj”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Për këtë transferim është i lumtur edhe Rashkaj, i cili premtoi se do të jap maksimumin dhe pastaj do të vijnë edhe rezultatet.

“Do të mundohem të jap maksimumin dhe të sjellë profesionalizmin dhe kualitetin nga Skandinavia. Ajo që mund të premtoj është të jem sa më profesional dhe të jap maksimumin që t’i arrijmë objektivat. E di që shpesh klubet flasin për tituj, por mendoj se në rend të parë duhet të jetë puna dhe të nxirret maksimumi i saj, e pastaj rezultatet vijnë dhe janë produkt i punës. Lojtari duhet të jetë profesional në çdo rast, e pastaj nuk besoj se do të mungoj edhe rezultati”, ka thënë Rashkaj për faqen e FC Prishtinës.

Anel Rashkaj, 27 vjeç, i lindur në Prizren më 19 gusht të vitit 1989 nga Kosova në Suedi kishte shkuar në moshën 14-vjeçare. Ish-futbollist i Halmstadit (2006-2012) ka luajtur edhe për 5 vite me Sandes të Norvegjisë (2012-2017), dhe së fundi ishte anëtar i klubit të elitës suedeze, AFC United Eskilstuna. /Express/

Temat
SportVend

Të afërta