​Shtyhet debutimi i Neymar, ja kush po e pengon (Foto)

Neymarit i duhet të pres edhe për një javë tjetër që të debutojë me skuadrën e PSG-së Sulmuesi Brazilian, Neymar duhet të pres për javën e tretë të Ligue...

Neymarit i duhet të pres edhe për një javë tjetër që të debutojë me skuadrën e PSG-së

Sulmuesi Brazilian, Neymar duhet të pres për javën e tretë të Ligue 1, për të debutuar me PSG, sepse lojtarit nuk i është lejuar të luajë.

Edhe pas kalimit të Neymar nga Barcelona në PSG për 222 milionë euro, Federata franceze e Futbollit ende nuk ka pranuar certifikatën nga La Liga, e cila e lejon brazilianin të luajë me skuadrën e tij të re.

Arsye për këtë është se Barcelona ende nuk ka marrë 222 milionë eurot e PSG-së.

Sipas L’Equipe, PSG ka afat deri sonte në mesnatë, kur edhe mund ta regjistrojë lojtarin për ndeshjen e kësaj jave ndaj Guingamp. /Express/

Temat
BotëPërgjithshmeSport

Të afërta