I ngec karroca në dyert e autobusit, gruaja me “nevoja të veçanta” ngrihet në këmbë dhe fillon të ecë kur e kupton që po i rrezikohet jeta (Video)

Ky është momenti kur një grua me nevoja të veçanta e cila ishte e ulur në karrocë, ngrihet në këmbë dhe të fillon të ecë, kur e kupton se jeta e saj po rrezikohej nga përplasja e autobusit.

Gruaja e ulur në karrocë po dilte nga autobusi në një qytet në Meksikë, kur dyert u mbyllën dhe ia bllokuan karrocën, transmeton Telegrafi.

Por, kur e kuptoi se autobusi filloi të lëvizë dhe e përplasi me një shtyllë të hekurt, ajo u ngrit në këmbë dhe filloi të ecë lirshëm për t’i shpëtuar më të keqes.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin, kur autobusi niset dhe gruaja që kishte ngecur e bllokuar me karrocë në dyert e autobusit, ngrihet në këmbë.

Temat
BotëLajme

Të afërta