WhatsApp bëhet si Facebook

WhatsApp në Android do të marrë një veçori të re, përmes së cilës përdoruesit do të jenë në gjendje që të vendosin statuse me tekst me ngjyra, në vend të fotografive dhe videove.

E njëjta veçori është në dispozicion për përdoruesit e Facebook që nga viti i kaluar.

Veçoria e re për statuset në WhatsApp raportohet se është tashmë në dispozicion për përdoruesit beta dhe është në fazën testuese për momentin, transmeton Gazeta Express.

Kjo nënkupton se WhatsApp do ta lëshojë këtë veçori të re për të gjithë shumë shpejtë.

Temat
Teknologji

Të afërta