Tesla Model S vendos rekord të ri për veturat elektrike

Pronar Italian i këtij modeli të veturës elektrike ka vendosur një rekord të ri duke tejkaluar edhe pritjet e kompanisë.

Drejtori Ekzekutiv i Tesla Elon Musk, para disa kohëve ka shkruar në Twitter duke pretenduar se vetura Tesla Model S 100D është në gjendje të përshkoj më shumë se 1000 km me një mbushje të vetme elektrike. Një pronar Italian i këtij modeli vendosi ta provoj këtë dhe vendosi rekord të ri botëror për veturat elektrike.

Javën e kaluar, anëtarët e klubit të pronarëve të Tesla në Itali vozitën Tesla Model S 100D për 1,078 kilometra pa u ndalur që të mbushin bateritë e veturës, transmeton Express. Më interesant është fakti se kjo distancë u arrit falë ngasjes me shpejtësi 40 km/h për 27 orë rresht.

Temat
Teknologji

Të afërta