Super-veturat e Londrës [FOTO]

Është stina e verës, dhe përveç veturave karakteristike të taksive, rrugët e Londrës janë shndërruar në paradë të super-veturave.

Londra është qyteti me numrin më të madh të miliarderëve në botë, transmeton Express. Sipas statistikave, një miliarder në këtë qytet vlen mesatarisht dy miliard euro dhe ata nuk shpenzojnë më pak se 10 milion euro kur vlejnë prona. Ata janë adhurues të veturave dhe shpenzojnë shuma të mëdha për ti blerë ato.

Gjatë stinës së verës, rrugëve të këtij qyteti do të hasni në super-vetura të këtyre miliarderëve të cilët duket se bëjnë gara në mes vetë se cili ka veturën më të shtrenjtë dhe më të veçantë.

Temat
Teknologji

Të afërta