Flet për herë të parë Demalia: Pse e botova letrën e Kadaresë drejtuar Enver Hoxhës

Njeriu që botoi letrën e Kadaresë drejtuar Enver Hoxhës dhe që ngjalli debat në media, Ilir Demalia, shkruan në profilin e tij në Facebook se letra nuk kishte të bënte me mbrojtjen e motrës së shkrimtarit.

Për Ilir Demalinë i njohur si “lideri” i njerëzve që hynë në ambasada në vitin 1990, çështja e motrës së Kadaresë ishte mbyllur, ndërsa letra është shkruar më vonë dhe Kadare kërkonte të dilte jashtë vendit.

Sipas Demalisë, ai i kujtonte regjimit të gjithë besnikërinë e tij, duke përmendur edhe motrën që ia kishte mbyllur derën.

REAGIMI
Pse e botova letrën e Kadaresë drejtuar Enver Hoxhës!
Letra drejtuar Enver Hoxhës nuk ka lidhje me mbrojtjen e së motrës.
Së pari, për t’ju përgjigjur pyetjeve se nga e kam marrë këtë letër, apo “konspiracioneve” të Ismail Kadaresë, se këto letra duket sikur kanë dalë nga kasaforta e Enver Hoxhës apo Nexhmie Hoxhës dhe Sigurimit të Shtetit, po ju përgjigjem: kjo letër është marrë nga Arkiva Shtetit si dokument i deklasifikuar dhe nuk përbën asnjë sekret.

I vetmi “sekret” është se studiues, historianë, apo më saktë, rrëmues-rrënues arkivash, si dhe gazetarë dhe pseudointelektualë me kulturën e manipuluesit dhe jo të studiuesit e të kërkuesit të së vërtetës i përdorin arkivat në mënyrë të njëanshme, për t’i shërbyer njerëzve të regjimit politik, kulturor të dje-sotmes, ndër të cilët kampioni është Ismail Kadareja.

Temat
LajmeVend

Të afërta