A jemi në prag të shpërthimit të një “bombe të kurdisur” në Kosovë?

Shkruan: Fadil Maloku, sociolog

1. Problemet sociale dhe ekonomike në Kosovë, janë probleme që në vazhdimësi po thellohen, ngase, janë duke “prodhuar” qartazi një distancë të pashmangëshme klasore, midis shtresës shumë të pasur (të politikanëve matrapaza!) dhe asaj shumë të varfër (tê qytetarëve tjerë!)!

2. Kjo situatë tani për tani “e heshtur” (edhe shkaku; i “dramës së ringërqit politik!) shumë lehtë mund t’a rris adrenalinën e paknaqêsisë, dhe të krijoj frustrime shtesë, pastaj, situata të pakëndshme, e acaruese në procesin e shtresëzimit socioekonomik të shoqërisë kosovare!

3. Këto situata tensionuese, nuk po dalin akoma në sipërfaqe edhe për shkakun se; elitat politike në mënyrë të qëllimshme e sistematike po u japin “infuzion” e shpresa të rrejshme, shtresave të pakënaqura, duke ua shpërqendruar vëmendjen atyre, kryesisht kah problemet idiotike politike😕!

Temat
Opinione

Të afërta