Blero e falënderon Neymarin që u largua prej Barcës (Foto)

Paris Saint-Germain ka konfirmuar blerjen e Neymarit.

Futbollisti ka pranuar që të paguajë klauzolën prej 222 milionë eurove në mënyrë që të largohet prej Barcelonës.

Kjo si duket ka bërë që të nervozohet edhe këngëtari Blero, i cili njihet edhe si fans i flakët i skuadrës katalonase.

Ai e ka falënderuar për kontributin e dhënë në ekip, por më tepër që është larguar prej ish-kampionit spanjoll.

Këngëtari ndër të tjerash ka pohuar se Barcelona është mënyrë e jetës dhe jo çfarë do klubi.

Ndryshe, Blero ka publikuar javë më parë këngën e re të titulluar “Ndale”, i cili deri më tani është shikuar rreth 600 mijë herë në YouTube.

Temat
Showbiz

Të afërta