Tifozët e Kukësit kërcënojnë trajnerin serb (Foto)

Tifozëve të Kukësit nuk iu ka pëlqyer aspak që skuadra ka emëruar një trajner serb, Mladen Milinkoviçin

Skuadra e Kukësit gjatë ditës së sotme ka emëruar trajnerin e ri. Fjala është për serbin, Mladen
Milinkoviç, i cili sezonin e kaluar e ka drejtuar Luftëtarin e Gjirokastrës.

Por, tifozët kuksian kanë reaguar ashpër me vendimin e presidentit të klubit, Safet Gjici për ta emëruar një serb në krye të ekipit.

“O rrace serbi, nuk e ke te gjate te ne. Te premtojmë”, ka shkruar tifozët e Kukësit në Facebook, përcjell Express.

Por, ky nuk ka qenë reagimi i vetëm i tyre: “Ata duan ta fusin në burg heroin tonë (Ballisitin)… ne emërojmë trajner, birin e tyre! E neveritshme!”, kanë shkrua kuksianët. /Express/

Temat
RajonSport

Të afërta