Ish lojtari i Kombëtare: Pa gjestin e Morinës, Shqipëria nuk do të ishte në Euro 2016

Roland Luçi, Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, reaguar pas lajmit se Ismail Morina – Ballisti mund të ekstradohet nga Kroacia në Serbi

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Roland Luçi, në një postim në Facebook ka reaguar rreth çështjes që shpërtheu, të premten, për ekstradimin e Ismail Morinës në Beograd nga autoritetet kroate.

Sido që të shkojnë ngjarjet, Luçi ka bindjen se pa gjestin e Morinës, i cili lëshoi dronin në Beograd, Shqipëria nuk do të kishte qenë protagoniste e Francë 2016.

Postimi i Roland Luçit

Kroacia vendos ekstradimin e ‘Ballistit’ në Serbi

Sharlatanizëm apo heroizëm, diversion agjenturor, aventurizëm apo atdhedashuri deri në kufijtë e vetëflijimit?

A do na e pasurojë arsenalin e heronjve ekstradimi dhe procesi i pritshëm gjyqësor në Beograd?

Do të jemi krenarë për sa ndodhi atë natë magjike, apo do të na duhet të turpërohemi, ta harrojmë sa më shpejt atë që ndodhi?

Si do që të rezultojë, pa atë dron, Kombëtarja nuk do të shkonte në Francë duke gëzuar miliona shqiptarë anembanë globit, De Biasi nuk do të ishte dr. h.c. dhe qytetar nderi i kushedi sa qyteteve shqiptare, as atë ritualin saharian disi grotesk me “autobuz cabrio” nuk do e përjetonim.

Pra në këtë sens Ismail Morina të paktën në analet e futbollit tonë ka zënë vend.

Temat
RajonSport

Të afërta