Elvana shënon një tjetër rekord në Youtube (Foto-Video)

Dy vite më parë, këngëtarja Elvana Gjata kishte publikuar projektin e saj me titull ‘Love me’, të cilin e solli në bashkëpunim me Brunon.

E shoqëruar me klip të cilin Elvana e kishte xhiruar vetëm me një smartfon, kënga u shndërrua në hit që nga momenti i publikimit, shkruan lajmi.net.

Por, edhe dy vite pas publikimit kënga po vazhdon të dëgjohet dhe të shënojë suksese të reja në Youtube.

Kënga ka shënuar një sukses të ri, duke arritur kështu 100 mijë pëlqime në platformën Youtube dhe shënon afro 39 milionë klikime.

Së fundi, këngëtarja ka lansuar këngën ‘Forever Is Over’ me të cilën debutoi në tregun ndërkombëtar, ndërsa tani ajo është duke punuar në realizimin e projekteve të reja.

Temat
Showbiz

Të afërta