Xhemi Shehu bëhet ‘gazi i botës’, por shikoni çfarë planifikon Arbana për Eno Popin (Foto)

Ato janë dy mikesha të vjetra dhe vajzat më të ëmbla të ekranit, të cilat nuk i kursejnë shakatë me njëra-tjetrën.

Por këtë herë moderatorja Arbana Osmani duket se e ka tepruar paksa me postimin e saj më të fundit.

Një foto e Xhemi Shehut ka pushtuar rrjetet një ditë më parë, e postuar nga Arbana. Pa tualet dhe si të mos mjaftonte fytyra e Xhemit ishte mbuluar me një maskë të zezë. Arbana nga ana tjetër nuk ka kursyer komentet me ndjekësit e saj.

Të gjithë kanë parashikuar reagimin e Xhemit pasi do të shikonte këtë foto të postuar nga mikja e saj më e mirë.

Nga ana tjetër Arbana si një tip gazmor ka vazhduar:‘Telefonin do t’a fik pasi të postoj dhe foton e Eno Popit’ . Të presim postimin e rradhës nga Arbana.

Me siguri dhe foto e moderatorit Eno Popi do jetë po kaq humoristike sa ajo e Xhemit. Ndërkohë nuk ka asnjë reagim në rrjetet sociale të Xhemit pas kësaj fotoje. Shaka të tilla ndodhin mes miqsh. /GazetaExpress/

Temat
Showbiz

Të afërta