Trump e sulmon ashpër Prokurorin e Përgjithshëm, thotë se është i ligë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka sulmuar përsëri Prokurorin e Përgjithshëm të SHBA-së, Jeff Sessions, duke e quajtur të dobët.

Shkrimet e tij të më të fundit në Twitter vijnë midis lajmeve se presidenti është duke i konsultuar këshilltarët e vet për një shkarkim të mundshëm nga posti të top prokurorit të vendit, transmeton Express.

Trump e ka bërë të qartë se është i palumtur me Sessions pasi ai e kishte tërhequr veten nga hetimi i FBI-së ndaj përzierjes së dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale 2016 në SHBA.

“Prokurori i Përgjithshëm Jeff Sessions ka marrë qëndrim shumë të dobët ndaj krimeve të Hillary Clintonit (ku janë emailat dhe serverët e DNC) dhe zbuluesve të dokumenteve të inteligjencës!” ka shkruar Trump sot në Twitter.

Pak momente me herët në një postim tjetër, Trump pyet pse Sessions nuk po e rishikon një raport nga fillimi i këtij viti se zyrtarët në Ukrainë kishin tentuar t’i ndikonin zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar në favor të rivales demokratike të Trumpit.

Ndërkohë, Washington Post raporton se Trump e ka pyetur një këshilltar të vetin si do të pritej shkarkimi i Sessions nga mediat konservatore./Express/

Temat
BotëLajme

Të afërta