Shpëtohet një fëmijë në Elbasan, ja çfarë ndodhi

Një fëmijë 5-vjeç është shpëtuar në Elbasan, pasi në katin e 6-të të një pallati në Lagjen “Partizani” ishte bllokuar në banesën e tij.

Policia njofton se si rezultat I ndërhyrjes së shpejtë të forcave të policisë në bashkëpunim me zjarrfikësen, u bë e mundur hapja e derës në katin e 6 të pallatit në Lagjen “Partizani” ku ndodhej fëmija 5 vjeçar.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe prindërve që të jenë më të kujdesshëm para se të dalin nga banesa.

Policia e Elbasanit gjen rastin të falënderojë qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata të telefonojnë për çdo rast në numrin pa pagesë 129.

/Gazeta Express/

Temat
LajmeRajon

Të afërta