Ja sa është rritur djali i Adelina Ismajlit (Foto)

Këngëtarja e njohur Adelina Ismajli dhe bashkëshorti i saj Val Krasniqi në muajin prill, përjetuan ndjenjën më të bukur atë të të bërit prindër për herë të parë.

Çifti simpatik, djalin e tyre e pagëzuan me emrin Uliks, një emër që vjen nga mitologjia greke, që njëri nga kuptimet e shumta të këtij emri do të thotë “dashuri e përjetshme”, transmeton Gazeta Express.

Adelina e Vali po shijojnë çdo moment të bukur si prindër të Uliksit duke e parë atë teksa rritet, luan, e buzëqesh.

E sa është rritur Uliksi për pak muaj, mund ta shihni në një fotografi që ka postuar Vali vetëm pak minuta në profilin e tij në Facebook.

Temat
Showbiz

Të afërta