Islam Pacolli flet për herë të parë për votën e tij ndaj PAN’in

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thirrur për të enjten e javës së ardhshme seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Koalicioni PDK-AAK-Nisma është deklaruar vazhdimisht se i ka mbledhur shumicën e nevojshme të votave që Ramush Haradinaj ta formojë Qeverinë, shkruan Indeksonline.

Deputeti i AKR-së, Islam Pacolli, parti kjo që është në koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Alternativën, ka thënë se vota e tij për kryeministrin dhe kryeparlamentarin e ri të Kosovës do të jetë e njëjtë sikurse e bashkëpartiakëve të tij.

“AKR i ka qëndrimet si parti e jo qëndrime individuale. Unë jam pjesë e AKR-së dhe përmes kësaj partie kam arrit të mbledh votat për të qenë deputet, normal që i respektoj vendimet e partisë”, ka thënë Pacolli.

Kujtojmë se AKR në zgjedhjet nacionale të 11 qershorit ka siguruar katër mandate në Kuvendin e Kosovës.

Përveç, Pacollit kjo parti në Kuvend do të prezantohet edhe me Behgjet Pacollin, Korab Sejdiun, Labinot Tahirin.

Temat
LajmeVend

Të afërta