Policia turke arreston çiftin për shkak të bluzës (Foto)

Një çift ishte duke bërë pushime në Antalja të Turqisë sot, ndërsa është arrestuar nga forcat e rendit turke.

Duke mos kuptuar se çfarë po ndodhte ata u dërguan në stacionin e policisë ku edhe iu tha arsyeja.Cisem G. dhe Esen E. u arrestuan sepse mbanin të veshur një bluzë të bardhë mbi të cilën shkruhet në anglisht “Hero”.

Është e pabesueshme por shkaku se përse kjo bluzë është ndaluar të vishet në Turqi, ku më parë është shitur lirisht, lidhet me faktin se të njëjtën bluze e mbajti veshur teksa po dërgohej në gjyq një ushtar i akuzuar për puçin e shtetit korrikun e shkuar.

Veshja e tij shkaktoi debate disa ditë më parë duke bërë që autoritetet të ndalonin përdorimin e saj. Bluza është shitur masivisht nga dyqanet më parë në Turqi, por tashmë kompania e veshjeve është detyruar t’a tërheqë atë nga tregu.

Temat
BotëLajme

Të afërta