Zyrtare: Ish ylli i Juventusit bëhet trajneri i Partizanit të Tiranës (Foto)

Mark Iuliano, ish mbrojtësi i Juventusit, do ta drejtoj Partizanin e Trinës në sezonin e ri

Partizani i Tiranës ka konfirmuar se në sezonin e ri ekipin do ta drejtoj trajneri italian, Mark Iuliano, shkruan Express.

“Në një konferencë për shtyp, e cila do të organizohet paraditen e së të mërkurës në ambientet e klubit, nga ora 11:00, Mark Iuliano dhe ndihmësi i tij Aleksandro Dosena do të prezantohen zyrtarisht përpara mediave”, thuhet në njoftimi e Partizanit.

Iuliano, i cili ka përfaqësuar Italinë, ka qenë pjesë e disa skuadrave italiane. Por, më së gjati ka luajtur te Juventus (mes viteve 1996 -2005).

Kurse, si trajner ka drejtuar ekipet e vogla italiane si: Latina e Como. /Express/

Temat
BotëSport

Të afërta