Zgjidhet misteri! Ja pse zhduken aeroplanët në Trekëndëshin e Bermudës

Shkencëtarët dhe teoricienët konspirativ kanë parashikuar çdo skenar të mundshëm përgjatë viteve, në përpjekje për të shpjeguar zhdukjet misterioze në atë që njihet si “Trekëndëshi i Bermudës”.

Rajoni, që mbulon një pjesë deti mes Floridës, Puerto Rikos dhe Bermudës, mendohet se ka “gëlltitur” dhjetëra anije dhe aeroplanë vetëm në shekullin e fundit – dhe qindra jetë.

Tani, një shkencëtar në Australi ka zbuluar atë çfarë ai thotë se është “shpjegimi i thjeshtë” prapa këtij fenomeni – e që është gabimet njerëzore, transmeton Gazeta Express.

Duke folur për News.com.au, Dr. Karl Kruszelnicki përsëriti atë që shumë ekspertë e kanë thënë përgjatë viteve.

Në vend që të jetë një rajon ku forca mbinatyrore ose madje edhe të pazakonshme kanë gisht në këtë punë, ai thotë se në Trekëndëshin e Bermudës janë zhdukur aeroplanë njëjtë si në pjesë tjera të botës.

“Sipas rojës bregdetare të SHBA-së, numri i aeroplanëve që zhduken në Trekëndëshin e Bermudës është i njëjtë me kudo në botë në baza të përqindjes”, tha Kruszelnicki për News.com.au.

“Është afër ekuatorit, afër një bote të pasur, Amerikës, atje ke shumë trafik”, tha ai, transmeton Gazeta Express.

Ai thotë se zhdukjet në këtë trekëndësh ndodhin për shkak të gabimeve njerëzore, përkatësisht pilotëve të rinj.

Ai foli për zhdukjen e një aeroplani luftarak më 1945, për të cilin tha se radio transkriptet e asaj nate treguan se shumë pilotë junior rekomanduan fluturimin drejt perëndimit.

Ndërsa, piloti i atij aeroplani, fluturoi në lindje. Ai thekson gjithashtu se aeroplani nuk ishte zhdukur, por në fakt kishte shpërthyer në ajër.

Temat
BotëLajme

Të afërta