Xhemi, Ami, Ornela, Eneda: Për aktorin e Portokallisë kjo është moderatorja më e mirë që ka patur ky show

Aktor i njohur Erion Isai ka qenë i ftuari i radhës në programin,” Mos i fol shoferit” të moderatores, Rudina Dembacaj.

I pyetur nga ish kolegia e tij se cila ka qenë moderatorja më e mirë që ka patur ndonjëherë ky shoë humoristik, Erioni nuk ka ngurruar të zgjedhë menjëherë mes Xhemi Shehut, Amarda Toskës, Ornela Bregut dhe Eneda Tarifës.

“Padiskutim Xhemi. Xhemi Shehu për shumë arsye, sepse është një çiltërsi dhe dlirësi që Portokallia ka njohur, por kjo varet edhe nga gustoja ime personale që nuk do të thotë se është e duhura. Xhemi ka një veti të jashtëzakonshme për të memorizuar skenarin e Portokallisë. Ka njerëz aty profesionistë që harrojnë skenarin dhe ua kujton Xhemi”, ka thënë Erioni.

Temat
Showbiz

Të afërta