Putin: Nuk jam prej sheqeri që të shkrihem

Për mediat ruse dita kur Vladimir Putin vendosi një kurorë në varret e viktimave të Luftës së Dytë Botërore pranë Kremlinit ishte e paharrueshme.

Me rrebeshit masiv pa ombrellë dhe i patundur… imazhi i liderit rus të bërë qull nga shiu pushtoi Twitterin, raporton “RT”

Dhe njerëzit kishin vetëm një pyetje: “Pse nuk kishte marrë një ombrellë?”
Në një bisedë të sinqerte me disa të rinjt në Soçi, presidenti rus duket se iu përgjigj edhe kësaj pyetjeje, shkruan Syri.net.

“Nuk mendoja dot të vendosja një kurorë poshtë një ombrelle – tha Putin- Ushtarët rusë luftuan ditë e natë gjatë Luftës së Dytë Botërore… mes shiut dhe borës. Dhe ne nuk durojmë disa pika shiu?”.

“ Nuk e kisha planifikuar por po të rikthehesha pas në kohë nuk do veproja ndryshe. Mendoj se është normale. Nuk jam prej sheqeri që të shkrihem “, shtoi ai.

Ndërkohë, shumë qytetarë rusë kanë shpërndarë foton duke e ‘ngritur në qiell’ presidentin Putin si i patremburi, apo i pandalshmi.

Temat
BotëLajme

Të afërta