Pranga shqiptarit në Greqi, u kap me 85 kg kanabis

Policia greke ka vënë në pranga ditën e sotme një shqiptar, i cili është kapur me drogë.

33-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, u prangos në vendin e quajtur Sakula, në aksin rrugor që lidh Artën me Mesologjin në Greqinë perëndimore. Ishte një patrullë, e cila i bëri me shenjë shqiptarit që të ndalonte, por ai ka tentuar të largohet.

Por, nga policia greke është bërë e mundur ndalimi i tij, ku në makinë i janë gjetur 85 kilogramë kanabis.

Në polici, shqiptari ka deklaruar se drogën e kishte marrë në zonën kufitare me Shqipërinë, ndërsa tha se si destinacion kishte Athinën. /Gazeta Express/

Temat
LajmeRajon

Të afërta