Mbingarkesë!!! Data të reja për regjistrimet në Universitet

Maturantë nga Tirana, por edhe nga qytete të tjera, kanë shprehur shqetësimin se nuk po mund të aplikojnë dot për fituar të drejtën e studimit në universitete.

Maturantët e Tiranës kanë pasur si afat për të nisur aplikimet, dy ditë më parë, por pjesa dërrmuese e kanë lënë aplikimin në orët e fundit, duke bërë që sistemi të mos e përballojë fluksin.

Ndërkohë këtë të shtunë kanë nisur aplikimet edhe maturantët nga Durrësi dhe Kruja. Top Channel u interesua pranë Agjencisë Kombëtare të Provimeve për këtë problem dhe drejtuesit e agjencisë garantuan se askush nuk do mbetet pa aplikuar.

Pas përfundimit të afatit të aplikimit për maturantët e Tiranës, ditën e hënë ata që kanë mbetur për shumë arsye jashtë aplikimit, do të mund ta kryejnë aplikimin pranë zyrave të Drejtorisë Arsimore të Tiranës.

Ndërkohë në datat 28 dhe 29 korrik, portali do të hapet sërish për këdo maturant që nuk ka mundur të aplikojë në datat e përcaktuara, të Drejtorisë Arsimore të cilës i përket.

Temat
LajmeRajon

Të afërta