Del ekspertiza/ Rusja vdiq pasi u godit nga skafi, shoqërohet pronari

Ka dalë ekspertiza në lidhje me vdekjen e 15-vjeçares nga Rusia, e cila humbi jetën ditën e djeshme në Ksamil.

Nga se bëhet e ditur paraprakisht, trupi i vajzës është goditur me mjete prerës helikë, ku dyshohet se janë të ngjashme me të skafit.

Lidhur me këtë ngjarje, Report Tv, bën me dije se është shoqëruar për tu pyetur Ermal Fataj. Mësohet se në skafin e Ermal Fatajt, janë gjetur flokë, ndërsa ky i fundit e mohon përfshirjen e tij në këtë ngjarje.

Po ashtu, nga se bëhet e ditur Fataj, ka tentuar që të fshehë skafin, por është zbuluar nga policia. 15-vjeçarja Kseniya Royk mbeti e vdekur një ditë më parë në plazhin e Ksamilit, ku po pushonte bashkën me nënën e saj.

/Gazeta Express/

Temat
LajmeRajon

Të afërta